Presidenti Bajram Begaj po merr pjesë në punimet e forumit global në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, krahas dhjetra liderëve të tjerë botërorë.
Begaj po ashtu zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, Iham Aliyev.
Energjia dhe turizmi mbeten prioritetet kryesore në këtë bashkëpunim, për të cilin Presidenti Begaj shprehu interesin e Shqipërisë për të avancuar me nismat që sjellin përfitime të prekshme për ekonomitë e dy vendeve. Gjithashtu, u theksua se hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku i shërben këtij qëllimi.
Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj, vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit për projektet lokale që lidhen drejtpërdrejt me gazsjellësin TAP.
Klan News