Producenti i njohur Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar tek emisioni “Rudina” së bashku me aktoren Ana Lika, të cilët kanë folur më gjatë për serialin më të ri “H.O.T”, i cili nis transmetimin në Tv Klan këtë të diel më 24 Tetor. Ata kanë treguar edhe rolet që kanë në serial. Ermali shprehet se ka një rol të vështirë dhe të sikletshëm, sepse ka një marrëdhënie të ndërlikuar mes të fejuarës, ish-të dashurës dhe një goce tjetër që ka bërë dashuri që ditën e saj të parë të punës në kompaninë e reklamave që është në pronësi të vjehrrit të Ermalit.
Ermal Mamaqi: Unë punoj tek kompania e vjehrrit tim, pra jam i fejuar me vajzën e pronarit të kompanisë që është Jonida Vokshi, por ndërkohë jam dashuruar me ish-të dashurën time që jeton në Amerikë që është Klea Huta, por ndërkohë bëj dashuri që ditën e saj të parë të punës me një vajzë të reklamave tek dhoma e grimit, që është Megi Pojani.
Ana Lika: Tani më thuaj ti kush bën më shumë skena?
Rudina Magjistari: E paske të komplikuar rolin, sa e lehtë ka qenë për ty ta realizoje Ermal?
Ermal Mamaqi: Ka qenë shumë e vështirë dhe e sikletshme sepse jo gjithmonë jemi mësuar të bëjmë nga këto gjëra.
Rudina Magjistari: Ka puthje me të treja këto personazhe?
Ermal Mamaqi: Po-jo (qesh).
Rudina Magjistari: S’të lë Ami, bëhet xheloze?
Ermal Mamaqi: Jo nuk hyn tek xhelozia. Nuk është e lumtur që të thotë shyqyr që ndodhi kjo. Por sikurse dhe ti e di që kur ndodhin këto skena ka 30 veta që i ke mbi kokë dhe që nuk ka lidhje pjesa e xhelozisë. /tvklan.al