Debati mes palëve nuk ka munguar mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion”. Teksa Alfred Peza po fliste për punën e bërë në terren pas tërmetit të 26 Nëntorit, Andi Bejtja ndërhyri duke i thënë se po fliste budallallëqe. Palët shkëmbyen replika, ku nuk munguan edhe batutat.

Alfred Peza: Është tjetër gjë të analizosh propagandën dhe pjesën e komunikimit publik, nëpërmjet mjeteve dhe instrumenteve të ndryshme, përfshirë dhe rrjetet e internetit dhe rrjetet sociale dhe është tjetër gjë komplet të analizosh dhe të shkosh në terren për të parë…

Andi Bejtja: O Fredi, po të them duhej rrethuar pallati në Thumanë pas 21 Shtatorit.

Alfred Peza: 3 herë më ke ndërprerë Bejte.

Andi Bejtja: Po flet budallallëqe.

Alfred Peza: Tani, ore Bejtje po edhe ti fole budallallëqe dhe unë nuk të thashë gjë.   

Andi Bejtja: Ma kundërshto budallallëkun tim.

Alfred Peza: Po jo më nuk ta kundërshtoj budallallëkun, se ka të tjerë që na e gjykojnë.

Andi Bejtja: Unë po të them, pallati në Thumanë duhej rrethuar, kavalishenca duhej rrethuar… çfarë po flet mor burrë?

Alfred Peza: Ma lër më ma lër, tani 3 herë…

Andi Bejtja: Tani të dëgjoj gjithë ditën propagandën…

Alfred Peza: E thamë që në fillim që nuk jemi dakord, po ma lër ta them sipas mënyrës time dhe ta ndajë opinioni.

Andi Bejtja: Ore ti mund të thuash edhe që Fevziu ka flokë, po s’ka flokë.

Alfred Peza: Tani për sa i përket përgjegjësive mund të shikoni që Prokurori i ri i Përgjithshëm, sipas asaj që unë e lexova, dha një mesazh sepse njerëzit kanë nevojë për këtë mesazh, që do mbajnë përgjegjësi dhe ai dha garancinë që do t’i shkohet deri në fund, do të ketë përgjegjës direkt me emër dhe mbiemër.

Andi Bejtja: O Fevzi ti hape temë tjetër, ai flet tjetër./tvklan.al