Bukuroshja argjentinase del hapur me parukierin Spinalbese
Pas ndarjes për herë të dytë me bashkëshortin Stefano de Martino, Belen duket se është e vendosur për të gjetur njeriun e zemrës. Raporti me Gianmaria Antinolfi u mbyll shpejt.
Rodriguez jo vetëm që nuk humbi kohë por ka dalë hapur me të dashurin e ri, parukierin Antonino Spinalbese.
Bukuroshja argjentinase është fotografuar nga e përjavshmja “Chi” gjatë një darke me miq.
Lidhja e tyre duket se ka nisur prej disa javësh, por sipas zërave që sjell revista e thashethemeve, mes tyre ka qenë dashuri me shikim të parë.
Spinalbese punon shumë afër shtëpisë së Belen, që duket se më në fund ka gjetur lumturinë.
Tv Klan