Argjentinasja shfaqet me forma të dyshimta
Rikthimi në çift mes Belen Rodriguez dhe Stefano de Martinos pas 4 vjetësh ndarje, ishte natyrisht lajmi më i bujshëm i verës i showbizit në Itali.
Por vetëm pak muaj nga bashkimi prezantuesja argjentinase dhe balerini italian, mbushin sërish faqet e mediave rozë. Këtë herë shkak janë bërë format e rrumbullakosura të Belen, që të çojnë të mendosh për një shtatzani të dytë.
Dëshmia e parë erdhi nga këto foto të shkrepura nga paparacët gjatë pushimeve të çiftit dhe djalit të tyre në Ibiza. 34-vjeçarja shfaqet me një bark të dyshimtë, ndërsa një detaj tjetër që ka tërhequr vëmendjen ishte kujdesi i tepërt i partnerit të saj.
Sipas mediave në vendin fqinj, çifti pritet ta zyrtarizojë pritjen e ëmbël pas kthimit në Milano.
Tv Klan