Fredi Beleri u përball me një situatë të pakëndshme në Tiranë në vizitën e parë të tij si eurodeputet. Në momentin që delegacioni i Parlamentit Europian ku ai bënte pjesë, po hynte në selinë e kryesisë së Kuvendit, Beleri është përballur me një qytetar që i ka kujtuar masakrën e Peshkëpisë.
Ndërsa në dalje nga takimi ai e qëlloi Belerin me vezë dhe kos.
Për këtë ngjarje ka reaguar kreu i deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, që akuzoi kryeministrin Rama për ngjarjen.
“Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë”, u shpreh ai.
Bardhi tha se Belerit iu mbyll edhe dera e Kuvendit, por zyra e shtypit e hodhi poshtë këtë pretendim. Fredi Beleri erdhi në Tiranë si pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian për takimin e radhës të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE. Ata u takuan fillimisht me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe krerët e grupeve parlamentare ndërsa kryeministri Rama e anuloi takimin.
Tv Klan