Belgjika në Janar do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që do të ndalojë shitjen e vape-s për shkak të shqetësimeve rreth përdorimit të tyre tek fëmijët dhe dëmit që mund të shkaktojnë.
Ky veprim është pjesë e një aksioni kundër duhanit në këtë vend europian, ku të dhënat e qeverisë tregojnë se shumica e duhanpirësve janë të rinjtë.
“Cigaret elektronike janë krijuar për të tërhequr të rinjtë. Ne shohim që vitet e fundit, numri i të rinjve që filluan me vape-s është më i madh se numri i njerëzve që nisen te konsumonin cigaret tradicionale, kjo është shumë keq,” deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Disa thonë se vape-s mund t’i ndihmojnë njerëzit të heqin dorë nga pirja e cigareve të rregullta, por autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara se modelet e tyre shumëngjyrëshe dhe shijet me fruta tërheqin edhe fëmijët.
Në Belgjikë është e paligjshme t’i shesësh vapes kujtdo nën moshën 18 vjeç. Adoleshenti Luque de Smet, 17 vjeç, i tha Reuters se ai preferonte vape-s që janë një përdorimësh sesa ato të cilat rimbushen.
“Unë gjithmonë i blej cigare elektronike dhe jo ato që rimbushen. Por po planifikoj t’a ndaloj. Mendoj se shumë adoleshentë do të vuajnë për shkak të këtij ndalimi,” tha adoleshenti.
Në një sondazh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2022 me 20,000 belgë 11 deri në 18 vjeç, 12% thanë se kishin përdorur një vape-s në 30 ditët e fundit më shumë se dyfishi në 2018. Gjermania dhe Franca po punojnë për ligje të ngjashme për ndalimin e këtyre cigareve. Britania do të ndalojë shitjen e tyre në Qershor.
Klan News