Rudi Garcia është trajneri i ri i Belgjikës. Pas shkarkimit të Domenico Tedesco, Federata Belge ka zgjedhur teknikun francez në stol.
Kjo do të jetë aventura e parë për Garcia-n në stolin e një kombëtareje, pasi më parë ka drejtuar skuadra me emër, si Lille, Roma, Marseille, Lyon, Al Nassr dhe Napoli.
Trajneri 60-vjeçar do të bëjë debutimin e tij më 20 Mars, në sfidën e “play off” të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës.
Te Belgjika shpresojnë që me Garcia-n të rikthehen edhe sukseset, të cilat munguan në drejtimin e Tedesco-s. /tvklan.al