Belgjika shkarkoi trajnerin Domenico Tedesco, për shkak të rezultateve negative. Federata ka nisur menjëherë nga puna për të zgjedhur timonierin e ri dhe alternativat nuk mungojnë.
Një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e kombëtares belge, është Thierry Henry. Ish-sulmuesi francez është i lirë dhe në kërkim të një stoli, pasi më herët ka drejtuar Monaco-n dhe Montreal në MLS.
Henry e njeh mirë ambientin pasi ka qenë asistent i trajnerit Roberto Martinez te Belgjika në dy periudha në të kaluarën.
Një kandidat tjetër i përmendur për stolin e Belgjikës është edhe Rudi Garcia, por Henry shihet favorit. /tvklan.al