Domenico Tedesco nuk është më trajner i Belgjikës. Federata ka vendosur shkarkimin e teknikut italian, për shkak të rezultateve negative të arritura.

“Pas një vlerësimi të detajuar u vendos të mbyllet bashkëpunimi me trajnerin e kombëtares, Domenico Tedesco. Ky vendi u miratua nga Bordi Drejtues. Ka nisur puna për zgjedhjen e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Tedesco u emërua trajner i Belgjikës në Shkurt të 2023, por nuk arriti të lërë shenjë. Në Europian, Belgjika u rendit e dyta në grup me Ukrainën, Rumaninë dhe Sllovakinë, para se të eliminoheshin nga Franca në fazën e 1/16-ve.

Ecuria në Ligën e Kombeve, ishte edhe më e dobët, me katër humbje në gjashtë ndeshje. 39-vjeçarit i është komunikuar shkarkimi dhe në ditët e ardhshme pritet trajneri i ri. /tvklan.al