Supermodelja e njohur Bella Hadid është imazhi i ri  i markës së bizhuterive luksoze Chopard.

27-vjeçarja po ndjek hapat e 56-vjeçares Julia Roberts, e cila filloi të modelonte për Chopard në vitin 2021 dhe madje dha ndihmën e saj për  një koleksion për ta.

Në një intervistë të dhënë për WWD.com, Bella foli për bashkëpunimin e ri.

“Kam qenë një admiruese e tyre për shumë vite. Jam shumë e  emocionuar që i bashkohem familjes Chopard,”-u shpreh ajo.

Bashkëpunimi me kinemanë vjen në një kohë të ngarkuar për modelen e njohur e cila së fundmi hodhi hapat e saj të parë në botën e biznesit duke hapur kompaninë e saj të parfumeve Orebella. Ajo ka krijuar tre parfume që hidratojnë lëkurën dhe sigurojnë një aromë të mirë.

Klan News