Ky spot ku Bella Hadid shfaqet me atletet Adidas të modelit SL72 ka krijuar mosmarrëveshje të thella mes saj dhe një prej markave më të famshme gjermane në botë për prodhimin e veshjeve sportive.
Modelja e famshme ka mbledhur grupin e saj të avokatëve për të hapur një proces gjyqësor ndaj kompanisë Adidas që vendosi të heqë figurën e saj nga spoti.
Vendimin, Adidas e mori pas kundërshtive që Izraeli bëri për përfshirjen në këtë spot të modeles amerikane, e bija e biznesmenit të fuqishëm amerikan Mohamed Hadid, i lindur në territoret palestineze.
Adidas rihodhi në treg më herët gjatë këtij viti atletet SL72, të cilat janë përdorur për të parën herë edhe nga 11 sportistët izraelitë, të cilët u vranë në sulmin me armë të një grupi militantësh palestinezë në lojërat olimpike të Mynihut në vitin 1972. Hadid pretendon se largimi i imazhit të saj nga spoti është në kundërshtim me kontratën, si imazh i produkteve të kësaj kompanie. Ajo ka reaguar gjithnjë publikisht në mbështetje të kauzës palestineze.
Tv Klan