Bella Hadid ka punësuar një ekip ligjor kundër kompanisë Adiddas.
Sipas Daily Mail ajo po e ndërmerr këtë hap për shkak të mungesës së përgjegjësisë së kompanisë pas polemikave që kjo e fundit shkaktoi për shkak të një reklame.
Adidas kohët e fundit rilançoi SL72, një atlete e shfaqur për herë të parë nga atletët në lojërat e vitit 1972, vit ku 11 atletë izraelitë dhe 1 polic gjerman u vranë nga një grup militant palestinez.
Hadid, e cila ka lindur në SHBA dhe është vajza e pronarit të shumë pasurive të paluajtshme Mohamed Hadid, ka folur prej kohësh për të drejtat e palestinezëbe dhe ka dënuar luftën në Gaza.
Fotot e modeles e veshur me atletet e kuqe shkaktuan një valë reagimesh mes grupeve pro-izraelite. Vetë kompania ka kërkuar falje dhe është shprehur se do të rishohë reklamën.
Klan News