Ismael Bennacer iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mëngjesin e së hënës në Finlandë pas dëmtimit të pësuar në pulpë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Algjerisë.
Sipas mjekëve që kryen operacionin, lojtarit do t’i duhen katër muaj që të mund të rekuperohet. Trajneri Fonseka do ta ketë në dispozicion mesfushorin me tipare mbrojtëse vetëm në muajin janar.
Për ta zëvendësuar, janë të gatshëm Fofana, Reijnders, Loftus-Cheek, Musah si dhe Vos dhe Zeroli. Edhe Alesandro Florenzi nuk është i disponueshëm për ekipin për vitin 2024. Në 2 gusht ai u operua në gjurin e djathtë dhe do t’i duhen disa muaj që të mund të jetë gati për t’u rikthyer në fushë.
Dy të fundit, që janë pjesë e ekipit të Milan Futuro, do t’i bashkohen shpesh ekipit të parë për të kompensuar mungesën e algjerianit. Ndërkohë që skuadra vazhdon përgatitjet në Milanelo për takimin e parë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve.
Ekipin e vizitoi edhe Zlatan Ibrahimovic, që ndoqi stërvitjen përfundimtare të “Djallit” për takimin e “San Siros” ndaj të kuqve. Suedezi tani në rolin e këshilltarit për pronarët e klubit, përshëndeti ekipin dhe bisedoi veçmas me drejtorin e kuqzinjve, Geoffrey Moncada.
Klan News