Ismael Bennacer ishte një nga lojtarët që u largua nga Milani në ditën e fundit të merkatos. Mesfushori kërkoi largimin, për tu transferuar te Marseille në Francë.

“Corriere della Sera” zbuluar edhe prapaskenat që sollën ndarjen mes palëve. Në pushimin e pjesës së parë në derbin Milan-Inter, thuhet se kishte një përplasje të ashpër mes trajnerit Sergio Conceicao dhe mesfushorit Bennacer.

Kjo u reflektua menjëherë me startin e fraksionit të dytë, ku algjeriani u zëvendësua nga Jimenez. Menjëherë pas kësaj, Bennacer kërkoi largimin, ndërsa mësoi edhe për interesimin e Marseille.

27-vjeçari u transferua në Francë në huazim, me të drejtë blerjeje për 10 milionë Euro. /tvklan.al