Presidenti aktual i Interit, Beppe Marotta, i ka shprehur besnikëri Interit. I emëruar në krye të klubit pas ardhjes së pronarëve të rinj të Okatree, Marotta shpreson të vazhdojë gjatë në këtë klub.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, numri 1 i klubit deklaroi se dëshiron të qëndrojë gjatë dhe të japë kontribut në arritjen e rezultateve.

“Dua të qëndroj gjatë te Interi. Ndihem shumë mirë dhe qëllimi është të jap kontributin tim në arritjen e rezultateve.  Në sport duhet të jesh shumë ambicioz. Dëgjoj kolegë që synojnë katërshen e parë, por nuk jam shumë dakord. Marrëdhënia me pronarët e rinj është pozitive. Në sezonin e ardhshëm do të ketë konkurrencë të madhe mes lojtarëve të rinj dhe atyre aktualë”, u shpreh Marotta.

/tvklan.al