Ardhja e pranverës i ka gjetur edhe këtë vit vajzat e Beratit në vreshtat e sapoçelur. Me shporta në duar dhe djemtë që i shoqërojnë, ato mbledhin gjethet e para të hardhive, dalje e të cilave simbolizon gëzimin e jetës.
Tashmë e kthyer në traditë “Festa e Gjetheve” ka mbledhur sërish në Berat , miq e të ftuar, banorë të zonës madje dhe emra të njohur të jetës publike. Në oborrin e një prej kantinave të njohura të zonës, të pranishmit kanë shijuar japrakun tradicional të gatuar me gjethet e hardhive, të shoqëruar më pas edhe me një gotë verë…
Cekja: “Unë mund të them vetëm këtë që japraku është shumë i mirë”.
Jemin Gjana: “Festa në vetvete tregon se jemi në kulmin e punës të bujqësisë”.
Fadil Nasufi: “Beratit i shkojnë festa të tilla sepse midis vlerave historike arkitekturore, kulturore që ka. Ka edhe të spikatur produktet e agrobiznesit, të cilat janë të certifikuara edhe ndërkomtarisht”.
Enkelejd Alibeaj: “Unë besoj që kjo është një nga praktikat më të mira që shoqëria shqiptare mund të krijojë në këtë situatë”.
Përveç argëtimit, “festa e gjetheve” është shfrytëzuar për një mision bamirësie. Një ankand pikturash dhe një shfaqje baleti me veshje tradicionale të rikonceptuara nga stilistja Merita Toçilla, kanë që prologu i këtij aktiviteti./tvklan.al