Berat Gjimshiti po përjeton një prej momenteve më të mira të karrierës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhuroi një tjetër performancë të jashtëzakonshme në Champions League, duke ndihmuar Atalantën për të fituar pastër ndaj Shtutgardit.
Një formë që u vlerësua me notën 8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore” që i ka gjetur edhe një vend në formacionin ideal të ndeshjeve të katërta të kompeticionit. Gjimshiti ishte i pakalueshëm në fushë, ku kompletoi saktë 51 nga 56 pasime, shkaktoi dy faulle dhe ndihmoi ekipin edhe me një faull të fituar. Mbrojtësi kuqezi fitoi dy nga 4 duelet ajrore, ndërsa edhe me këmbë ishte i saktë, duke fituar 3 nga 5 momentet kyçe.
Mbrojtësi është shndërruar në një pikë tepër të rëndësishme për skuadrën bergamaske, teksa është sinjal i mirë edhe për trajnerin Sylvinho. Pas mungesës në sfidat e tetorit, Gjimshiti është në superformë për duelet e ardhshëm ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës. Duke parë edhe situatën e ndërlikuar të Marash Kumbullës, momenti pozitiv i 31-vjeçarit e shndërron në një armë shtesë për mbrojtjen kuqezi.
Klan News