Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Berat ka ndërmarrë disa masa në ndihmë të çdo vizitori në qytetin e lashtë. Tashmë për të vënë disa rregulla në lidhje me pritjen e publikut në kala ka dalë edhe një urdhër nga Ministria e Kulturës.

Javët e fundit është bërë një pastrim i përgjithshëm i ambienteve në pjesën muzeale të qytetit. Janë vendosur tabela orientuese dhe janë publikuar harta të zonës, për të bërë më të lehtë orientimin e vizitorëve. Gjithashtu janë publikuar dhe të dhëna historike në dy gjithë.  

Berati është ndër qytetet më të lashta me zanafillë në shekullin e IV para erës së re është banuar pa ndërprerje në ditët tona. Çdo periudhë zhvillimi ka lënë gjurmë, duke e kthyer Beratin në një muze të qytetërimeve që mbart. Ndërsa vlerat e mëdha kulturore përmban mbi të gjitha arti bizantin e ikonografisë./tvklan.al