Lufta kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore forcohet me mekanizma të rinj që ia mundëson Sistemi i ri Informatik Kombëtar i Administrimit të Pasurive Kulturore.
Pas më shumë se dy dekadash, ky sistem online shmang burokracitë mes institucioneve dhe i përgjigjet në kohë çdo denoncimi për humbjen, grabitjen apo trafikimin e një objekti me vlera të çmuara për trashëgiminë tonë.
Gjithë të dhënat që janë në funksion të identifikimit të trashëgimisë materiale dhe jo, lejon një nivel më të lartë të kontrollit të statusit të objekteve si nga zotëruesit, shtetëror e privat dhe e bën atë një sistem ndër-rajonal.
Gjashtë qendra në Shkodër, Korçë, Durrës, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, do të shërbejnë për informimin dhe regjistrimin e pasurive kulturore kombëtare. Përveç këtij sistemi Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro prezantoi edhe dy projekte të reja.
Tv Klan