Një 61-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur në Itali pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në qendër të Bibbiano-s mbrëmjen e së premtes (7 Qershor). Autor i kësaj ngjarjeje është një 41-vjeçar italian, banues në Bibbiano.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, konflikti mes të dyve ndodhi pas një qëndrimi përqeshës që italiani pati kundrejt shqiptarit. Sipas të njëjtave burime, viktima kishte shkuar në shtëpinë e mbesës. Autori i kësaj ngjarje është fqinj i saj.
Pas ngjarjes në pallatin ku ndodhi krimi u mblodhën miq dhe të afërm të viktimës. Aty pati momente të forta tensioni, ndërsa u detyrua krijimi i një kordoni sigurie për të nxjerrë autorin e dyshuar pasi njerëzit kërkonin që ta godisnin duke i shkuar nga pas mjetit të policisë.
Shqiptari 61-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u godit me një thikë kuzhine. Autori e mori armën e krimit në apartamentin e tij, ku jetonte me të ëmën dhe më pas shkoi tek shtëpia e fqinjes shqiptare ku ishte edhe viktima.
41-vjeçari rezulton me precedentë penale për disa vjedhje në supermarkete në Bibbiano. Pasi u mor në pyetje, ai u arrestua për vrasje të rëndë me dashje./tvklan.al