“Zoti ju bekoftë. Ju qëndruat për Shqipërinë, për interesin kombëtar.”

Me këtë mesazh mirënjohjeje iu drejtua Sali Berisha mbështetësve të tij që i ka pagëzuar si qëndrestarë të rrugës së shpresës gjatë 333 ditëve të arrestit në shtëpi, duke e cilësuar politik burgosjen e tij.

“Pa asnjë provë, fakt, apo dokument, por vetëm e vetëm se denoncova vjedhjet e papërmbajtura të Edi Ramës, qeveritarëve, skapistëve, zyrtarëve të tij.”

Të njëjtën qëndresë kërkoi nga të vetët deri në rrëzimin e atij që e cilëson narkoregjim të Edi Ramës.

I bindur në fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha tha se Partia Demokratike pas ardhjes në pushtet, do përcaktojë me ligj minimumin jetik 200 Euro, vendosjen e pagës mimimale 500 Euro dhe atë mesatare 1200 Euro.

Tv Klan