Teksa masakra e Shkodrës ku mbetën të vrarë 4 qytetarë vijon të jetë pa autorë, Sali Berisha flet për një pistë që sipas tij të çon tek Kryeministri Rama.

“Që ditën e parë, informova shqiptarët se kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës sepse banda “Bajri” është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror”, tha Berisha.

Por atentati në qytetin verior nuk ishte i vetmi shqetësim për kreun e opozitës. Ai tha se mafia në pushtet ka zgjatur duar sërish në buxhetin e vitit 2025-ës, teksa tha se demokratët do jenë në Kuvend për të mbrojtur interesin e shqiptarëve.

“Taktika jonë do të synojë, transparencë të plotë, mbrojtje e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe reagim adekuat ndaj hajdutëve, që kanë ndarë vetëm për Lubinë 15% të shpenzimeve të buxhetit në Shqipëri, 2.5 herë më tepër se për arsimin dhe shëndetësinë”, tha Berisha.

Ngjitjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë e shesh si shpëtim jo vetëm për SHBA-të. Por sa i motivuar është Berisha nëse administrata e re do ia heqë atij “non gratën”.

“Problemi nuk është te Berisha, por është universal. Nga ana tjetër nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë”, tha Berisha.

Gjatë konferencës virtuale me gazetarët, Berisha tha se opozita nuk do të ndalet nga aksioni i saj i mosbindjes civile dhe ftoi të gjitha forcat politike që t’i bashkohen betejës për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Tv Klan