Ish-kryeministri reagon për transferimin e dosjes “Bajri” në Shkodër
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që pranoi kërkesën e SPAK që dosja “Bajri” të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës. Sipas tij, ky vendim është marrë nga kryeministri Rama duke shtuar se kjo është një goditje fatale për luftën kundër krimit të organizuar.
“Ky vendim kriminal është mbështetja më e fuqishme në memorien time që bandat kanë marrë ndonjëherë në Shqipëri. Me këteë akt kriminal ju thuhet bandave të Shqipërisë ‘vazhdoni të qetë veprimtarinë, vrasjet, grabitjet, trafiqet, pengmarrjet’ se, në ketë vend nuk ka dhe nuk mund të ketë banda”.
Nga hetimet e kryera, prokuroria rrëzoi akuzën për grup të strukturuar dhe për pasojë dosja u transferua në Shkodër.
Tv Klan