Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë nga foltorja e Kuvendit që kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së. Lideri historik i demokratëve ka akuzuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën pë.

Berisha foli për aferën e inceneratorëve ku tha se para dy ditësh është mbajtur i fshehur në Lushnje Klodian Zoto, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me Stela Gugallen në lidhje me këtë ngjarje.

“E dëgjuat këtu maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha të 30 viteve. Pas 3 muajsh zero hetim sepse janë të zhytura, është i zhytur si “Edvin Droga”, edhe “Lulzim Brava”. Në këtë krah të nderuar deputetë, janë bërë 298 denoncime, mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava i implikuar në këtë aferë vetëm inekstremis lejoi që të publikohen një apo dy herë deklarata nga PD. Zonjë, nuk ka aferë më flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipërisë. A e dini ju që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh. Bashkë me Gugallën, dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet.

Natyrisht kushti i parë nga deputetët të cilët nuk kanë asnjë lidhje me aferën se këtu në të dy anët, kreu se për të tjerët nuk e di, por Brava është me të dyja këmbët. Na thuaj pak çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Na thuaj pak çfarë janë pengesat, pse nuk lejonte denoncimet, dhjetëra qindra denoncimet nga aktivistë të PD. Që të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës. Ku është ai Arben Ahmeti? S’është këtu. S’është ai se do jetë duke vjedhur diku me siguri. As mos e diskutoni. Ndaj dhe komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Këto muaj asnjë hetim sepse në hetim do të dilte si kahu i zhytur me Edi Ramën në krye “Lal Plehun”. Teri është vetëm hajduti i dobishëm. U gjet Teri që hajde vjedhim për ta, por paratë për atë që ka qenë një ditë ministër, e dinë që i ka vetëm Ministri i financave. E dinë që paratë i jep vetëm Ministri i Financave dhe askush tjetër ”, tha Berisha./tvklan.al