PD është gati të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Kryetari i PD, Sali Berisha tha në takimin me kryesinë e degës së Lezhës se nga ky qark do të fillojë fushata që do i sjellë fitore demokratëve.
Ai u ndal te hetimi pasuror nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke bërë dhe një krahasim me arrestimin e kryetarit të PL, Ilir Meta.
Thotë se në PS ka filluar përçarja, ndërsa u bën thirrje strukturave të PD që të vijojnë të bashkohen edhe me ata persona që kanë mbajtur qëndrime ndryshe.
Besimin në fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme thotë se nuk e shikon si një rezultat i keqqeverisjes, por si rezultat i një programit të mirëorganizuar të demokratëve.
I shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, Berisha dha porositë për degën e PD. Berisha deklaroi se së shpejti do të nisë takimet me strukturat e PD dhe qytetarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Klan News