“Gjykatës, pengje të Edi Ramës”

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështësve të tij, e cilëson vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë që rrëzoi ankimin e bërë nga vetë ai, si seksion të Partisë Socialiste.

“Sot gjykatësit vasal të Gjykatës së Lartë, pengje mjerane të Edi Ramës zbatuan urdhrat e skapit të partisë dhe u bënë palë me puçin konstitucional, me marrjen e pushtetit nga gjykatës që nuk kanë ligj e as moral dhe vendosën të mos shqyrtojnë apo hodhën poshtë ankesat e avoketërve të mi dhe Jamarbër Malltezit”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha e cilësoi politik vendimin e gjykatës për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Tv Klan