Në një takim me përfaqësuese të Forumit të Gruas të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se gjatë qeverisjes së Edi Ramës më së shumti kanë vuajtur gratë dhe vajzat e vendit për shkak të emigracionit dhe varfërisë.
“Sot në Shqipëri janë qindra mijëra nëna, motra që përballen me egërsinë më të madhe me një varfëri të frikshme, e cila iu imponon atyre të numërojnë kafshatat, iu imponon atyre të mos mjekohen se ilaçet nuk mund t’i blejnë, iu imponon atyre të zhyten gjithnjë e më shumë në vetmi.
Tha se e përshëndeti Edi Ramën kur fillimisht shtoi praninë e grave në qeveri, por më pas u zhgënjye me trajtimin që iu nënave shqiptare.
“Unë dua t’u rrëfej ju se meqenëse rrethohet nga një numër ministresh, Edi Rama thotë se me gratë unë e kam të zgjidhur problemin e votës. Ndërsa të rinjtë i mohon sepse e di se me arrogancën e tij, të rinjtë pasivisht nuk e honepsin atë në asnjë mënyrë”.
Me ardhjen në pushtet tha se PD ka një program për barazinë gjinore.
“…unë u garantoj se programi i ardhshëm do të parashikojë objektiva të tjera në këtë barazi. Do parashikojë mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave nga dhuna.
Berisha premtoi mbrojtje dhe kujdes të veçantë për nënat kryefamiljare duke vendosur 200 euro si minimum jetik, rroga minimale do të jetë 500 euro dhe rroga mesatare do të shkojë në 1200 euro.
Tv Klan