“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe më 11 Maj na duhet flakë në çdo kuti votimi”, ka qenë kjo deklarata e Kryeministrit Rama drejtuar kabinetit qeveritar që është sjellë në vëmendje nga një komentues gjatë bashkëbisedimit të kryedemokratit Berisha me qytetarët në rrjetet sociale.
Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve thotë se tërmeti dhe flaka do e “djegë” Kryeministrin Rama në zgjedhjet e 11 Majit.
Sali Berisha: Rama paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 Majit. Ne kemi bërë një mbrojtje. Ju jeni dëshmitarë të tre rezolutave ndërkombëtare që s’ka ndodhur kurrë herë tjetër, me të cilat Edi Rama u damkos si njeriu që bën zgjedhje fasadë. Çfarë tha Zv/presidenti JD Vance në Mynih, ai tha se, arrestoni lider të opozitës, vendosni censurë. Ky është armiku juaj, kjo që bëni. Pra ishte një thirrje për çdo shqiptar. Në fakt ishte një paralajmërim tepër serioz për Edi Ramën.
Sepse të dashur miq, në atë sallë me lider të opozitës të arrestuar ishte vetëm Edi Rama dhe Lukashenko. Por Lukashenko nuk ishte. Të tjerët nuk kishin lider të opozitës. Pra, nuk u vu emri, por indirekt ishte Edi Rama ai që u përmend se arreston lider të opozitës. Kështu, skena që panë shqiptarët e shkallmimit, tregon se ai ka humbur kontrollin, fiqirin. Tregon se ai është i gatshëm për gjithçka. Por të jeni të sigurtë se asgjë nuk e shpëton nga verdikti i shqiptarëve në 11 Maj.
/tvklan.al