Në orën 17:00 më 8 Shkurt, opozita do të mbajë protestën e radhës, të cilën kreu i demokratëve Sali Berisha e ka cilësuar më të fuqishmen që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij tubimi në kryeqytet, Berisha tha se detaje të tjera do të njoftohen në vijim.
”Më 8 Shkurt, ditën e Shtunë, shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria se ka parë kurrë më parë. Për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grup kriminelësh që bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë! Që mendon se sa më shumë vjedh, aq më shumë e votojnë. E gjithë Shqipëria në Tiranë, e gjithë Tirana në shesh dhe rrugë kundër këtij regjimi që u ka bërë shqiptarëve dëmet më të mëdha në historinë e tyre”, tha Berisha përmes një deklarate për shtyp.
Kujtojmë se protesta më e fundit e mbajtur nga demokratët ishte më 23 Dhjetor 2024, ku pati disa incidente. Më i diskutuari ishte fakti që deputeti Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Siç të djathtët e deklaruar herë pas here, ata do vijojnë me mosbindjen civile derisa mazhoranca të plotësojë kushtin e “qeverisë teknike”, para zgjedhjeve të 11 Majit. Kusht, të cilin e kanë nënvizuar si të panegociueshëm!
/tvklan.al