Ky është momenti kur përfaqësues të prokurorisë dhe policisë paraqiten në hyrjen e pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.


Ata i komunikuan vendimin e Gjykatës së Posaçme, që e la sot në arrest shtëpie. Berisha do të mbikëqyret me forca policie dhe i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët jeton.

Sot gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK se Berisha nuk zbatoi urdhrin e mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie./tvklan.al