Në takimin e tij me të deleguarit në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u rikthye tek çështja “Xibraka”. Ai përsëriti akuzat ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama. Më tej, theksoi se denoncimin e tij për këtë rast nuk do e ndalë për asgjë në botë.

E deklaroi me zë dhe figurë se atë makinë, të bosëve të drogës, e ka përdorur vetëm një herë…Në një kohë kur unë kam paraqitur dokumenta dhe do t’i paraqes sa herë të nevojitet. Të paktën 5 herë ka përdorur, ka kaluar kufirin me atë makinë! Përveç Gentian Xhixhës, që ishte kryesori dhe Gentian Gjonajt, që ishte kryetari. Xibraka është e tëra hakmarrja për drejtësi. Askush tjetër nuk e ka përdorur me shpesh se Olsi makinën. U përpoq të lante duart, të mbrohet… Ta dijë mirë Edi Rama dhe cilido se gjë në botë që të më pengojë mua pa denoncuar krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë! Të secilit!”, tha Berisha.


Kujtojmë se lidhur me këto pretendime, SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas hetimeve të kryera Olsi Rama nuk rezulton të jetë i implikuar në çështjen e laboratorit të drogës. Edhe kreu i qeverisë Edi Rama e ka cilësuar të gjithën një farsë politike, me qëllimin për të goditur atë.

/tvklan.al