Kryebashkiaku Erion Veliaj i kërkon Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë pezullimin nga detyra të prokurorit Ols Dado. Letra i adresohet ILD dhe për dijeni edhe KLP-së, por për Klan News këto dy institucione konfirmojnë se nuk u ka mbërritur kjo kërkesë zyrtarisht, e cila është firmosur nga Veliaj.

Në letrën që shihni dhe në pamje, Veliaj rendit faktet se ku e bazon kërkesën, që mban firmën e tij. Ai thekson se prokurori është në konflikti ineteresi.

“Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar nga kryetari i Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit. Thjesht fakti qё prokurori ёshtё subjekt pёrfitues nga leja e ndёrtimit, do tё thotё se ndodhet nё konflikt tё hapur interesi”, thotë Veliaj.

Një tjetër argument që paraqet Veliaj është dhe refuzimi i kërkesës për kate shtesë ndaj prokurorit të SPAK.

“Ols Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese”, thotë Veliaj.

Nisur nga këto pretendime Veliaj kërkon fillimin e procedimin disiplinor ndaj prokurorit, zotit Ols Dado, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të tij.

Klan News