Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur i keqardhur në lidhje me momentin kur Ambasadori i BE-së, Gonzato i dorëzoi progres-raportin e KE-së për Shqipërinë kryetares së Kuvendit, Spiropali.
Gjatë një konference për mediat, kryetari i PD-së, ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që një raport i Komisionit Evropian të dorëzohet ditën kur Parlamenti është në seancë plenare.
Kryedemokrati Berisha ka akuzuar kryeparlamentaren pasi sipas tij ka qenë një kurth që Spiropali ka ngritur duke shprehur se do të gjendet ndonjë “patronazhist” që do i sulet ambasadorit të BE-së.
Sali Berisha: Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument. Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë. Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesorë të opozitës.
Ajo që ndjej keqardhje, ambasadori ishte i ftuar sot dhe nuk mund të mos e them, të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur Parlamenti ishte në seancë plenare. I rikujtoj zotërisë së nderuar, se kjo kurrë nuk ka ndodhur. Raportet janë paraqitur në selinë e Parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali thjeshtë duke shprehur se do të gjendej ndonjë patronazhist aty, siç ndodhi me Belerin, për të ju vërsulur ambasadorit Gonzato, por kjo nuk ndodhi. Ai kreu detyrën e tij, hyri nga dera kryesore, mbaroi punë dhe doli. Kështu ata që përcaktuan se me këtë kurth të realizonin ndonjë skenar të turpshëm siç ishte ai me Fredi Belerin, që e agresuan në detyrë te dera e parlamentit, kësaj radhe dështuan.
/tvklan.al