Afatet e pajisjes me licenca për biznesin janë reduktuar në mënyrë drastike.

Në një takim të taskforcës për reformën rregullatore, kryeministri Sali Berisha tha se nga kjo reformë varet nga i gjithë zhvillimi ekonomik i vendit.

Sali Berisha: “Taskforcë me një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, mision i cili konsiston në avancimin, thellimin e të gjitha reformave që zgjerojnë më shumë standardet liberale të ekonomisë së tregut, krijojnë klimën më të favorshme për investimet, lehtësojnë të gjitha burokracitë ndaj bizneseve. Pra nga kjo reformë, varet shumë i gjithë zhvillimi ekonomik, nxitja dhe inkurajimi i investimeve.”

Me tej kryeministri Berisha është ndalur në reformën e sistemit të inspektimit. Sipas numrit një të ekzekutivit sistemi i inspektimit është jetik për biznesin.

Sali Berisha: “Reforma e sistemit të inspektorateve është një reformë themelore e shtetit, por kjo reformë duhet të jetë një reformë të bëjmë me vendosmëri të hekurt dhe sa më shpejt ti japim formën përfundimtare problemit të inspektimit në Republikën e Shqipërisë.”

Marrja e një licence në fushën e biznesit ka qenë për shumë vite një nga kokëçarjet dhe pengesat më të mëdha të biznesit./tvklan.al