Ernest Muçi ka përfunduar sërish në “radarin” e West Ham. Klubi anglez po përgatitet për lëvizje të rëndësishme në merkato dhe fantazisti shqiptar është një nga dëshirat e drejtuesve.

Sipas raportimeve nga mediat turke, West Ham synon ta afrojë Muçin në merkaton e dimrit, pasi shohin tek ai aftësi të rëndësishme që mund ta ndihmojnë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që londinezët duan Muçin, pasi është përfolur edhe më herët për një interesim, para se lojtari të transferohej te Besiktas.

Vlera aktuale e 23-vjeçarit është 12 milionë Euro, një shifër e përballueshme për një klub të Premier League, ku fitimet janë të mëdha. /tvklan.al