Viti 2025 ka nisur me një gol të sulmuesit kuqezi Ernest Muçi, si edhe dy asiste nga Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami.
Në sfidën e parë të Beshiktashit për këtë vit, sulmuesi kuqezi ishte protagonisti në barazimin 1-1 kundër Rizesporit në transfertë.
Goli i Muçit erdhi në shtesën e pjesës së parë. Në kampionatin turk, Taulant Seferi dha një asist në barazimin 1-1 të Bodrumsporit në përballjen kundër Kaiserisporit.
Seferi shërbeu saktë për shokun e skuadrës, Çenk Sen në minutën e 76-të. Edhe Nedim Bajrami dha një asist në përballjen e Rangersit në transfertë ndaj Hibernianit.
Mesfushori kuqezi e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe shërbeu saktë për Igamane në minutën e 19-të, me rezultatin që shkoi 2-0.
Por përballja në kampionatin skocez u mbyll në barazim me rezultatin 3-3.
Klan News