Ndryshimi i trajnerëve të Beshiktash duket se nuk ka të ndalur. Gjiganti turk pritet emërojë Ole Gunnar Solskjar në pankinë, për të qenë tekniku i tretë deri në këtë pikë të sezonit. Norvegjezi ka arritur akordin për të marrë drejtimin e “Shqiponjave të Stambollit” dhe tani duket se të gjitha formalitetet do të zgjidhen.

Solskjar ka mbetur pa punë që nga shkarkimi i tij nga Manchester United në vjeshtën e vitit 2021. Gjatë qëndrimit të tij me “Djajtë e Kuq”, ai e udhëhoqi ekipin në vendin e dytë në Premier League në sezonin 2020/2021 dhe arriti në finale të Europa League. Kontrata me Beshiktashin pritet të zgjasë deri në Qershor të vitit 2026.

Beshiktas aktualisht është në vendin e gjashtë në Superligën turke pas kryesuesve Gallatasaraj me 20 pikë. Drejtuesit e klubit shpresojnë se ardhja e Solskjaer do të përmirësojë rezultatet dhe do ta rikthejë skuadrën në zonën e Kupave të Europës.

Te Beshiktash, Solskjar do të trajnojë talentin shqiptar, Ernest Muçi, i cili pritet të përshtatet me skemat e norvegjezit. 23-vjeçari ka luajtur si titullar në 4 ndeshjet e fundit mes Kupës dhe kampionatit, teksa ka qenë në fushë në 7 sfidat e fundit, duke kontribuar me një gol.

Klan News