Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Besnik Mustafaj:- “Emocione njëherë, surpriza emocionale ishte jashtëzakonisht e madhe, po arrihej e papërfytyrueshmja për ne, së dyti kam dy detaje, që janë si të thuash në atë biografinë time, si njeri i mediave. Në atë kohë punoja për AFP-në dhe jam i pari që kam dhënë lajmin dhe lajmi im për rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës ka qarkulluar në gjithë botë, që më dha një konfirmim si gazetar dhe tjetër për herë të parë dhe të vetme në jetën time kam bërë fotografin. Me një aparat amator kam fotografuar shumë në atë ditë dhe disa nga fotografitë që kam bërë unë atë ditë janë botuar gjithashtu në shumë nga revistat e mëdha botërore. Pra kam pasur një surprizë emocionale dhe një surprizë materiale, si të thuash”./tvklan.al