Këngëtarja Beyoncé i ka dhënë leje ekipit të Kamala Harris të përdorë këngën “Freedom” gjatë fushatës së saj elektorale.
Beyoncé ende nuk e ka mbështetur zyrtarisht Harrisin që pas vendimit të Presidentit Joe Biden për tu tërhequr nga gara presidenciale. Megjithatë, dhënia e lejes së saj për të përdorur hitin “Freedom” si një këngë fushate tregon se Harris ka mbështetjen e superyllit.
Beyoncé vazhdimisht në të kaluarën ka mbështetur kandidatët demokratë.
Në vitin 2013, ajo këndoi Himnin Kombëtar në inaugurimin e Presidentit Barack Obama. Në vitin 2016, Beyoncé dhe bashkëshorti i saj Jay-Z dhanë një koncert për Hilary Clinton në Cleveland në Ohio.
“Freedom” një bashkëpunim me Kendrick Lamar, është pjesë e albumit “Lemonade” të Beyoncé të vitit 2016. Kënga e nominuar për Grammy u bë himn në shumë demonstrata pas vdekjes së George Floyd në 2020.
Klan News