Beyoncé ka dhuruar një shumë të madhe parash për të prekurit nga zjarret masive në Los Angeles. Të dielën fondacioni i saj njoftoi përmes Instagramit se ajo po jepte 2.5 milionë dollarë për një fond të ndihmës nga zjarret në LA.

“Los Angeles ne jemi me ju. ‘BeyGOOD po merr masa duke shpallur fondin e ndihmës nga zjarret në La me një donacion prej 2.5 milionë dollarësh. Fondi është caktuar për të ndihmuar familjet në zonën e Altadena/Pasadena që humbën shtëpitë e tyre , si dhe për kishat e qendrat komunitare për të adresuar nevojat imedeiate të atyre që janë prekur nga zjarret”,  shkruhet në postim.

Këngëtarja amerikane u ka bërë thirrje njerëzve që të vizitojnë faqen e saj “BeyGOOD” për të treguar mbështetje ndaj të prekurve në Los Angeles./tvklan.al