Reagimi i Beyoncé kur shpallet fituese e “Albumit të vitit” në Grammy Awards 2025 është bërë viral.
Pasi Taylor Swift lexon emrin e saj, Beyoncé shokohet dhe nuk u beson veshëve. Madje vajza e saj i bën me shenjë që të ngrihet për të marrë çmimin dhe ngjitet me nënën e saj në skenë.
Për herë të parë, ikona e muzikës fitoi çmimin e madh për albumin e saj të muzikës country, “Cowboy Carter”.
“Ndihem shumë e plotësuar dhe shumë e nderuar. Kanë kaluar shumë, shumë vite. Dua të falenderoj Grammy, çdo tekstshkrues, bashkëpunëtor, producent,të gjithë ata që kanë punuar fort”, tha ajo.
Ylli i popit ia dedikoi çmimin Linda Martell, këngëtares së parë me ngjyrë të muzikës country e cila bashkëpunoi me të në këtë album.
“Cowboy Carter” shënon nominimin e pestë të Beyoncé në këtë kategori. Ajo ka humbur disa herë, dy ndaj Taylor Swift në 2010 dhe 2015, Adele në 2017 dhe Harry Styles në 2023. Këtë vit, Beyoncé ishte artistja më e nominuar me 11 të tilla në disa kategori, si dhe më e nominuara në historinë e çmimeve Grammy.
/tvklan.al