Ishte emocionuese për zv./presidenten amerikane Kamala Harris të certifikonte personalisht fitoren e Donald Trumpit si president i ShBA-së, të njëjtin njeri që e sfidoi në zgjedhjet e vjetshme presidenciale. Pasi shqyrtoi të gjitha certifikatat e 50 shteteve dhe Distriktit të Kolumbias, Kongresi vërtetoi se zgjedhjet e vitit 2024 i ftoi dyshja Trump dhe Vance.
Zv./presidentja Harris njoftoi numrin e votave për presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe numrin e votave elektorale që ajo mori personalisht, 312 me 226 respektivisht. Rezultati për të dy u prit me brohoritje të në dhomë nga të dyja palët.
Kur shpalli fitoren e Trump, ajo buzëqeshi fort ndërsa republikanët duartrokitën në këmbë. Ceremonia kaloi me pak bujë ndërsa ligjvënësit kalonin kohën duke kontrolluar telefonat ose për të biseduar me fqinjët.
Harris e mbylli atë me fjalët: “Kryesuesi e deklaron të shpërbërë këtë seancë të përbashkët”. Më pas ajo shtrëngoi duart dhe puthi në faqe disa prej anëtarëve përpara se të largohej nga salla. Procedura ishte për një kohë të gjatë një formalitet në procesin zgjedhor, por katër vjet më parë u shndërrua në kaos pasi mbështetësit e zotit Trump hynë në Kapitol, duke plagosur rreth 140 oficerë policie, shkaktuar dëme në ndërtesë dhe duke detyruar ligjvënësit të strehoheshin për shkaqe sigurie.
Këto skena nuk u përsëritet sivjet. Kamala Harris e ka pranuar humbjen dhe presidenti Joe Biden ka theksuar nevojën për një proces paqësor të kalimit të pushtetit. Megjithatë autoritetet ishin të përgatitur për çdo rast.
Duke folur të dielën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden e quajti atë që ndodhi më 6 janar të vitit 2021 “një nga ditët më të vështira në historinë amerikane“.
Mbi 1500 vetë janë akuzuar në lidhje me sulmin ndaj selisë së Kongresit, por Trump është zotuar t’i falë sapo të marrë detyrën më 20 janar.
Klan News