Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, ndërsa autoritetet amerikane përpiqen të konsolidojnë besimin e publikut tek vaksina e COVID-19.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë u shpreh se nënpresidenti Mike Pence do ta bëjë vaksinën të premten. Edhe bashkëshortja zotit Pence, Karen dhe zyrtari më i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Jerome Adams do të vaksinohen të premten gjithashtu.

Si presidenti i zgjedhur Biden, ashtu edhe nënpresidenti Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër  Presidenti Donald Trump do ta marrë vetë vaksinën sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se kur është më mirë.

Zyrtarët amerikanë synojnë të sigurojnë 2.9 milion doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, deri në fund të javës./tvklan.al