Pavarësisht entuziazmit për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, lufta izraelite duket se do të marrë jetë njerëzish deri në sekondat e fundit para hyrjes së saj në fuqi.

Që pasi presidentët amerikanë, njëri në ikje dhe tjetri drejt marrjes së postit lajmëruan për botën se tashmë ka një marrëveshje, në territorin e vogël jugperëndimor palestinez ka patur 71 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite. Ndër ta janë 19 fëmijë dhe 24 gra humbën jetën, pasi avionët izraelitë shenjestruan disa objektiva të Hamasit dhe grupeve të tjera ekstremiste në zonat e banuara.

Qeveria izraelite kishte planifikuar të mblidhej këtë të Enjten për të miratuar marrëveshjen e arritur në Doha të Katarit, me ndërmjetësimin dhe të Egjiptit e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, përmes një deklarate për shtyp, zyra e kryeministrit Netanjahu njoftoi shtyrjen e mbledhjes, për shkak të refuzimit të minutës së fundit të disa detajeve nga Hamasi.

Sipas mediave, organizata që ka qeverisur Rripin e Gazës deri më sot po përpiqet të përfshjë në listat e të burgosurve palestinezë edhe disa emra me rëndësi për këtë grup, për t’i shkëmbyer me pengjet.

Armëpushimi pritet të nisë të dielën.

Tv Klan