Numri i viktimave në Itali ka rënë ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit. Këtë të hënë sipas të dhënave mësohet se kanë humbur jetën 195 persona. Numri total i viktimave ka shkuar në 29 079.

Me ritme të shpejta po shkon edhe numri i të shëruarve. 1 225 pacientë kanë rezultuar negativë me sëmundjen gjatë orëve të fundit, duke e çuar totalin e tyre në 82 879.

Megjithatë, mbi 1 mijë raste të reja u konfirmuan këtë të hënë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 211 938. Autoritetet italiane llogarisin se Italia zbret për herë të parë pas disa javësh nën kuotën 100 mijë të sëmurëve aktivë./tvklan.al