Ren Zhengfei, themelues i firmës kineze të teknologjisë Huawei, tha se shitjet ndërkombëtare të saj kanë rënë për 40% muajin e kaluar, pasi shantazhi i SHBA-së kundër gjigantit kinez është intensifikuar.
Duke folur në selinë e firmës, Ren tha se kompania do të zvogëlojë prodhimin për 30 miliardë dollarë.
Në muajin maj, SHBA-ja e futi Huawein në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.
SHBA-ja thotë se kompania kineze – prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe krijuesi i dytë më i madh i smartfonëve – paraqet rrezik për sigurinë.
Sipas SHBA-së dhe disa vendeve të tjera perëndimore, Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për t’i zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.
Themeluesi i Huaweit, i cili më parë e ka mohuar ndikimin e sanksioneve të SHBA-së, tha se kompania “do ta rikthejë gjallërinë e saj” në vitin 2021./REL