Dikur të gjithë gjigandët e teknologjisë së Shteteve të Bashkuara ishin në Kinë.
Sot prezenca e Apple në Kinë është shfaqur dyshuese. Apple ka probleme me censurimin në Kinë, sipas BBC dy aplikacione me përmbajtje fetare u fshinë nga App Store.
Javën që shkoi Microsoft, tha se do të largonte rrjetin social LinkedIn në Kinë. Gjithashtu dhe Amazon dhe Yahoo Finance app kanë pasur probleme.
Apple dhe Microsoft janë dy prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë dhe janë në një betejë me autoritetet dhe industrinë e teknologjisë së Kinës.
Kina po ashtu ka disa kompani të mëdha si Tencent, Alibaba dhe Huawei. Por qeveria Kineze ka frikë për një sukses të kompanive të huaja kundrejt atyre vendase.
Në Prill të këtij viti Alibaba u gjobit me 2 miliardë Dollarë për abuzime në lidhje me pozicionin që ka. Në Gusht qeveria Kineze nënshkroi një plan 5- vjeçar në lidhje me rregullat e kompanive të teknologjisë. Këto vendime kanë prekur kompanitë amerikane.
Kina është pjesë e zinxhirit të prodhimit të produkteve. Apple beson se App Store dhe iPhone janë të pandashme nga njëra- tjetra. Nëse do ndalonte shitjen e njërës do të ketë të ardhura të pakta.
Kompania amerikane ka censuruar për vite me rradhë në Kinë dhe se shitja e të dyjave është esenciale dhe ajo konsiderohet si një nga kompanitë lider në shtetin aziatik. /tvklan.al