Pas një periudhe recesioni tregu i shitjes së tabletëve ka pasur një rritje të ndjeshme. Sipas analistëve kompanitë kineze kanë pasur një shtim të pjesës së tyre të tregut. Është 15% rritja e shitjeve gjatë periudhës prill-qershor 2024 në krahasim me statistikat e vitit 2023, sipas raportit të fundit të “Global Tablet Market Tracker”.

Rritja shkon përkrah rritjes domethënëse të kompanive “Apple” dhe “Huawei”, ku brandi i “Apple” ka shënuar 14% rritje, duke theksuar se gjigandi teknologjik vazhdon të mbajë të pandryshuar lidershipin në këtë sektor me 37%, kundër “Samsung” që shënon 20%.

Sipas analistëve, janë markat aziatike që kanë regjistruar ngritjen më të dukshme, ku “Huawei” ka shënuar nga viti në vit zgjerim me 49%, ndërsa “Xiaomi” me 92% ndërkohë më e ‘frenuar’ është rritja e “Lenovo”, me 17%, kundrejt markave të tjera që të gjitha kanë shënuar një kontraktim me 2%.

Duke vërejtur përmirësimin në kushtet makroekonomike, kërkesa po vjen në nivele pozitive, duke parashikuar një trend në rritje, veçanërisht me ndikim nga tregjet e reja. Së fundmi “Apple” ka përditësuar iPadAir dhe iPad Pro me implikimin e procesorëve të fundit M2 dhe M4, ndërsa nga ana tjetër Samsung me Galaxy tablet S10.

Klan News