Një bilanc tragjik në një nga sulmet më të mëdha në Libanin jugor. 492 njerëz humbën jetën, mes tyre gra dhe fëmijë, si dhe u plagosën mijëra të tjerë. Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre, ku tek shumë prej tyre frika ndihet tashmë për atë se çfarë do të ndodhë më pas. Disa u zhvendosën në qytetin jugor të Sidonit, që është afërsisht 40 kilometra në jug të Bejrutit.
Të tjerë arritën në Bejrut, të tjerë madje shkuan më në veri. Qeveria libaneze po konsideron hapjen e strehimoreve në shkolla, sepse shkollat tani janë mbyllur. Ata thonë se janë të gatshëm të kujdesen për rreth 10,000 njerëz. Rreth 60,000 njerëz janë evakuuar nga Izraeli verior për shkak të luftimeve ndërkufitare.
Në përgjigje të sulmeve më të mëdha ajrore liderët botërorë të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme në OKB kërkuan një de-përshkallëzimin urgjent. Turqia paralajmëroi se ofensiva e Izraelit në Liban mund të “tërhiqte të gjithë rajonin në kaos”. Franca bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar sulmet e Izraelit në Liban, ndërsa presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian akuzoi Izraelin se po e tërheq rajonin në një luftë “të pakthyeshme”.
SHBA ka deklaruar se do të dërgojë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme.
Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të së hënës Hezbollahu hodhi mbi 200 raketa në Izrael gjatë natës duke sulmuar disa objektiva ushtarake. Ushtria izraelite tha se nuk pati viktima.
Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, adm. Daniel Hagari, tha se ushtria do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme për të larguar Hezbollahun nga kufiri i Libanit me Izraelin. Hagari nuk dha një afat kohor për operacionin dhe tha se Izraeli ishte i përgatitur të nisë një pushtim tokësor të Libanit nëse do të ishte e nevojshme.
Klan News